Të gjithë ata të cilët ndoqën shortin e djeshëm të Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës e bënë këtë pyetje duke iu drejtuar brazilianit Roberto Carlos. Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Interit ndihmoi në ndarjen e skuadrave në grupet e caktuara. Dhe, siç u pa në televizion, ai mori një nga goglat e një vazoje, e mbajti për pak sekonda dhe më pas e futi prapë në vazo për të marrë një tjetër. Carlos zgjodhi goglën me emrin e skuadrës së Ludogoretsit dhe e vendosi përkrah Arsenalit, PSG-së dhe Baselit. Në pamje të parë gjithçka duket e dyshimtë, sepse sytë e miliona njerëzve panë veprimin e legjendës së futbollit brazilian krejt lehtë. Por kjo e ka një shpjegim, sado i kuptueshëm apo jo qoftë ky. Carlos u nxitua duke marrë goglën e parë, pasi fillimisht duhej t’i përziente të gjitha. Kjo ishte arsyeja pse ai u detyrua të merrte një tjetër. Bashkë me 43-vjeçarin ishin Ian Rush, Clarence Seedorf, Thierry Henry dhe Ruud van Nistelrooy. UEFA shpesh është paragjykuar për shortin, duke u akuzuar për përdorimin e goglave të ngrohta.
A bëri hile R. Carlos në shortin e Champions-it? (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shantazhuan 38-vjeçaren me foto e video intime, arrestohet minoreni, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Ish-banorja e BBV i del në mbrojtje Olës pasi quajti Arbanën “kuçkë”, tallet keq me moderatoren
Dënohet me vdekje postieri në SHBA, rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren
Bien çmimet e gazit evropian





