Valon Berisha është lojtari i fundit që i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Mesfushori 23- vjeçar ka vendosur të largohet nga Norvegjia, për t’iu bashkuar thirrjes së Kosovës. Berisha që ka lindur në Malmo, ka qenë pjesë e të gjitha grup moshave të Norvegjisë, ndërsa për kombëtaren ai ka zhvilluar 19 paraqitje dhe ka shënuar një gol, shkruan Lajmi.net. Ai aktivizohet në Austri te skuadra e njohur Salzburg, ku është lojtar i rregullt. Në faqen ‘Transfermarkt’ e cila merret me vlerat e futbollistëve, Berisha vlerësohet 2.5 milionë euro. Ardhja e Berishës, rrit konkurrencën dhe cilësinë në mesfushën e Kosovës.
Valon Berisha lë Norvegjinë: I thotë “PO” Kosovës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sot mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar, Rama thërret deputetët dhe kabinetin qeveritar
U ekzekutua sot në Mirditë, Viktor Bardhit 3 vite më parë iu vra i vëllai, në 2025-n nipi! Kalvari i hakmarrjes mes fiseve Bardhi e Reçi
Gjermania akuzoi Rusinë për sulmin në aeroport, Moska hakmerret duke mbyllur qendrat e Institutit Goethe
SHBA diskuton licencat për sistemet Patriotë në Ukrainë, Rubio: Prodhimi mund të kërkojë vite





