E dashura e Usain Bolt i ka ndjekur përgjithësisht në heshtje reagimet e rrjeteve sociale për festa maratonë të sportistit me disa gra të ndryshme. Pak ditë më parë studentja braziliane Jady Duarte, 20 vjeç, publikoi disa foto ku duket duke u puthur dhe përkëdhelur me sprinterin pas festës për 30 vjetorin e lindjes së tij në Rio. Më pas Usain u pa duke u puthur dhe duke kërcyer me një tjetër vajzë në Brazil dhe për ta mbyllur këtë aventurë të ditëve të fundit xhamajkani u pa të hynte në hotel me disa vajza në Londër. Modelja dhe e dashura e tij Kasi Bennett, 26 vjeç, dha shenja se nuk është fare e pandjeshme ndaj asaj që po ndodh duke dhënë pëlqimin e saj në rrjetet sociale në disa postime ku Bolt kritikohej për tradhtinë.
Bennett pëlqeu një meme në Instagram ku brazilianja Jady Duarte shihet në shtrat me Bolt dhe ku shkruhet: “Kur e dashura jote është Selfridges, dhe ti e tradhton atë me një Primark’, – krahasim ky mes një firme të shtrenjtë dhe një tjetre të lirë. Ajo pëlqeu gjithashtu një postim ndaj Usain Bolit ku shkruhej: “Shite jetën tënde me një perëndeshë për një natë me dikë që as që i afrohet”. Por motra e Bolt, Christine Bolt-Hylton, 32 vjeç, thotë se ata janë një çift kompakt dhe do të qëndrojnë bashkë sepse janë shumë të dashuruar. Duke folur nga Xhamaika, Christine tha: “Jam e sigurt se Kasi është mësuar me këto tani. Ajo është mësuar të shohë foto të tilla”.





