Në një garë të varfër dhe “low cost” për të firmosur me sulmuesin italian Mario Baloteli, shtohet tashmë edhe emri i skuadrës së Nisës. Sipas të përditshmeve franceze, pas Kievos, Bolonjës dhe Ajaksit, po interesohet fuqishëm edhe ekipi i rivierës transalpine, që me firmën e bomberit me ngjyrë mund të shtojë tifozët në stadium dhe mund të garantojë shpërthime, edhe pse me oshilacione, në repartin ofensiv.Trajneri i formacionit që militon në Ligën e parë të Francës, Lusien Favrë ka kërkuar me ngulm transferimin e Mario Balotelit, duke i garantuar agjentëve të futbollistit një fillim të ri dhe të mbarë për karrierën e katandisur si mos më keq. Pasi po cilësohet i ndarë në shtëpi te Liverpuli që nuk e konsideron aspak, Supermario duket se në moshën 26-vjeçare do ta nisë sërish nga zero për të synuar të grumbullohet sërish në kombëtare. Në një intrigë të merkatos ku po merret edhe me tramnsferimin e Matuidisw, superagjenti i merkatos Mino Raiola ka kontaktuar dhe me Nisën për të dërguar Balotelin në një ekip pa shumë pretendime, por që i garanton minuta loje. I vetmi problem madhor është çeku i majmë që merr Supermario, e që vështirë se do ta gjejë në kampionatin francez.
Baloteli dhe vuajtja për të gjetur ekip
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shantazhuan 38-vjeçaren me foto e video intime, arrestohet minoreni, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Ish-banorja e BBV i del në mbrojtje Olës pasi quajti Arbanën “kuçkë”, tallet keq me moderatoren
Dënohet me vdekje postieri në SHBA, rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren
Bien çmimet e gazit evropian





