Shpeshherë shohim njoftime vdekjesh në muret e lagjes pas fatkeqësive që ndodh në një familje. Por, një njoftim në lagjen “Ali Demi” në Tiranë ka habitur banorët e pallatit.
Këta të fundit e kanë parë lajmërimin në mur dhe janë afruar për të lexuar, por janë përballur me një njoftim mjaft të çuditshëm: lajmërim për vdekjen e pompës së pallatit!
Dikush me siguri ka qeshur me këtë lajmërim qesharak, e një tjetër është nevrikosur për kohën e humbur. Gjithsesi, njoftim të tillë s’kishim parë ndonjëherë! /Jeta Osh Qef/





