Tre shqiptarë shpërndarës droge, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë rënë në pranga të policisë italiane.
Ndalimi i tyre u bë nga Guardia di Finanza e Como-s.
Pas kontrollit atyre iu gjetën 5,500 euro si dhe 24 doza kokainë e pastër dhe e bërë gati për t’u hedhur në treg.
Fillimisht policia pikasi njërin prej tyre, i cili u përpoq të fshihej nga sytë e patrullës mes njerëzve në piazza Garibaldi në Cantu.
Atij iu gjetën 13 doza kokainë. Më pas u bë e mundur dhe arrestimi I dy bashkëpunëtorëve të tjerë dhe sekuestrimi i 11 dozave të tjera të kokainës.
Ata e kishin fshehur lëndën narkotike në banesat e tyre, në pako makaronash dhe kuti ilaçesh.
Policia gjithashtu kishte gjetur dhe sekuestruar edhe materiale të tjera për përgatitjen dhe paketimin e drogës.
Të tre shqiptarët u arrestuan me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin.





