Olimpiada e Rios përfundoi por të gjithë pyesin sa vlejti një medalje e artë në qafë? Kjo varet.Ajo e Jozef Skuling, 21-vjeçarit nga Singapori, i cili mposhti pikërisht idhullin e tij Majkëll Felps, vlen më shumë se të 23 medaljet e arta në qafë të fenomenit amerikan.

Arsyeja? E thjeshtë: “Multi million dollar award program” i Federatës Aziatike e konverton titullin olimpik me 1 milion dollarë lokale (rreth 700 mijë dollarë amerikanë).Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i shpërblen kampionët e tyre me para xhepi vetëm 25 mijë dollarë. Një vlerë më e madhe do të ishte një “rrezik” për arkat e sportit kombëtar.“Medalja” e argjendtë për premiot shtetërore të shpërndara i takon Malajzisë. Kuala Lumpur ofron një lingot ari, vlera e tregut në çmimin aktual është rreth 650 mijë dollarë.Një vend më poshtë në podiumin e shteteve në zhvillim, por shumë bujare me sportistët e tyre që i japin famë me emrin e vendit në botë është Tajvani: 640 mijë dollarë për një medalje të artë olimpike, e ndjekur nga Azerbajxhani me 500 mijë dollarë.Kazakistani, Filipinet dhe Tajlanda i shpërblejnë heronjtë respektivë me 240 mijë dollarë, ndërsa India paguan 10 milionë rupie (rreth 150 mijë dollarë) për çdo medalist të artë olimpike.Italia është shteti europian më dorëlëshuar për kampionët. Një medalje e artë olimpike shpërblehet nga autoritetet vendëse me 150 mijë euro, 10 mijë më shumë se në vitin 2012 në Londër, ndërsa një e argjendtë shpërblehet me 75 mijë euro dhe një medalje e bronztë me 50 mijë euro.Të tjerët e ndjekin me një distancë të madhe: Franca jep 50 mijë euro, Gjermania 15 mijë, ndërsa britanikët shkojnë në shtëpi të lumtur, por “të thatë”.Komiteti Olimpik në Londër nuk jep asnjë shpërblim. Të majme janë edhe shpërblimet e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave në vendin tonë: 100 milionë për një vend të parë në Olimpiadë.Ndërkohë, Majlinda Kelmendi u shpërblye me 100 mijë euro, çek të cilin e tërhoqi vetëm pak ditë më parë.