Studentja 20-vjeçare braziliane tregon natën e pasionit me Usain Bolt, të cilin e përshkruan jo si një sprinter në seks, sikurse është në fushë, por maratonist. Mbreti i sprintit në botë, Usain Bolt, ka joshur dhe dërguar në shtrat studenten e re braziliane, duke festuar kësisoji 6 medaljet e arta në “Rio 2016”. Duke folur ekskluzivisht për “Daily Mail”, Jady Duarte ka thënë se ylli i Xhamajkës e ftoi atë për seks nëpërmjet aplikacionit “google translate”, pasi nuk komunikonin dot. Sipas saj, gjithçka ka ndodhur në Fshatin Olimpik, nën hundët e sigurisë. Pas insistimit të Bolt, të dy kanë përfunduar duke bërë dashuri në krevat, nën muzikën e këngëve të Rihanës. Dhe, pavarësisht se xhamajkani është njeriu më i shpejtë në planet, Duarte, 20 vjeçe, këmbëngul se “veprimi” i tyre ishte më shumë se një maratonë vrapimi, që përfshin dy orë të plota me “dy seanca”. Duarte ishte në një klub nate, aty ku ka mbërritur në orët e para të së dielës, për të festuar ditëlindjen e tij të 30-të, edhe superylli xhamajkan. Bolt erdhi afër grupit të saj, teksa me fizikun dinjitoz mjaftoi të rrëmbente vëmendje. “Ai u ndal para nesh dhe papritmas tërhoqi pak këmishën e tij dhe na tregoi 6 medaljet e arta. Kurrë nuk kisha parë njeri si ai. M’u duk e pabesueshme, muskujt i kishte si gur. Ai është i errët, i gjatë, muskuloz, thjesht tipi im, por nuk ka pasur kaq shumë vajza të bukura. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se unë do të shkoja me të. Kur isha duke pritur në radhë për të paguar, në fund të natës, më ka dërguar truprojen e tij. Ai më tha se “pse nuk shkoj pas tij? Ky është Usain Bolt. Ne ishim duke pritur në fund, në radhë për një taksi, dhe ai më buzëqeshi. Ky është momenti kur kam vendosur për të shkuar me të. Më tërhoqi brenba në taksi dhe më dha një puthje të pabesueshme. Ai kurrë nuk më pyeti për asgjë, as për identitetin tim. U habita se nuk më dërgoi në ndonjë hotel të shtrenjtë, por nuk i kushtuam shumë vëmendje kësaj gjëje, sepse ishim duke u puthur gjatë gjithë rrugës. Dhoma ku përfunduam ishte e rregullt, me dy shtretër të vetëm, por aq të vogël për të, sa këmbët i dilnin jashtë.” Duarte, u braktis nga prindërit e saj që foshnje dhe u rrit nga halla e vet e madhe në lagjen e varfër të Rios. Ajo nuk di asnjë fjalë anglisht. Megjithatë, gjuha e folur u zëvendësua me mesazhet që i dërgonin njëri-tjetrit nëpërmjet “google translate”. “Ai nuk bëri shumë muhabet, vetëm më tregonte se sa e bukur isha”, – shton studentja braziliane. – Ne kemi përdorur “google translate”, por nuk kisha nevojë për një përkthyes të më thoshte se Bolt kërkonte marrëdhënie seksuale. Në telefonin e tij vinte këngën e Rihanës. Unë mendoj se i pëlqente për ta dëgjuar atë kur bën dashuri. Ajo natë ishte shumë pasionante dhe e nxehtë. Kam qenë duke pritur që raporti seksual të jetë i shpejtë, por në fakt zgjati më shumë se ndonjëherë tjetër. Ne e bëmë atë për 40 minuta, pastaj Bolt mori disa minuta pushim para se ta bënim përsëri. Më tej qëndruam “varur” në krahët e njëri-tjetrit në shtrat duke dëgjuar muzikë deri në orën 09:00. Në këtë moment Bolt më dha 100 euro për të marrë një taksi dhe për t’u larguar. Bolt nuk ma dha numrin e tij, por më premtoi se do të më thërrasë për të organizuar një natë të tillë të dytë gjatë lojërave paraolimpike, të cilat fillojnë më 7 shtator.”
Studentja tregon natën pasionante me Usain Bolt: Në krevat ishte…maratonist!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





