E pabesueshme çfarë ka ndodhur në Serbi. Anëtari i bordit të Vojvodinës, Dragan Capelja ka goditur futbollisten 18 vjeçe të Crvena Zvezdës, Nevena Miladinovic, vetëm pse ajo ishte duke festuar fitoren e skuadrës së saj. Crvena Zvezda mposhti Vojvodinën me rezultat 3:1.
Kurse, derisa futbollistet e skuadrës fituese ishin duke festuar, Capelja u afrua dhe e shprehu hidhërimin e tij mbi Miladinovic, duke e goditur në fytyrë. Ai ka përfunduar në polici ku e pranoi fajin, por më pas u lirua.





