Një 28- vjeçar është vënë në pranga nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Durrësit, pasi gjatë kontrollit është kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.   

Durim Shahini, banues në Durrës është arrestuar në flagrancë në lagjen 15/1, rreth orës 00:30, pasi është kapur nga efektivët duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Ford Fiesta me targa BM 030 EE.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291  të Kodit Penal.