“Djemtë e detit” mbyllën fazën në Pogradec pa dëmtime dhe me sukses. Nisur nga kjo situatë pozitive, mesfushori Emiljano Musta tregon ambiciet e tij personale dhe të skuadrës durrsake. Ai thotë se përsëritja e sezonit të kaluar do të ishte diçka fantastike.“Pas stërvitjes së zhvilluar në Pogradec, mund të them me bindje se ekipi ka arritur formën e tij më të mirë. Jemi stërvitur shumë dhe kemi punuar për të qenë gati për sfidën e parë të kampionatit. Në merkato kemi afruar edhe disa lojtarë të rinj dhe shumë premtues për të ardhmen. Ata janë shprehur të gatshëm për të dhënë maksimumin me ekipin. Duhet të vazhdojmë të stërvitemi me impenjim dhe të jemi gati për ndeshjen e parë. Shpresoj të shënoj dhjetë gola në këtë kampionat dhe do të isha shumë i lumtur nëse do e realizoja. Megjithatë, dua ta ndihmoj ekipin tim drejt objektivave.Uroj që të bëjmë një sezon si ai i një viti më parë dhe të renditemi mes ekipeve në krye të tabelës. Kemi gjithçka që na duhet për të bërë mirë. E dimë që nuk është e lehtë sepse edhe skuadrat e tjera janë forcuar së tepërmi gjatë kësaj merkatoje, por ne jemi një grup lojtarësh me shumë vlera dhe e njohim njëri-tjetrin. Kjo është një arsye që do të na ndihmojë për t’u paraqitur sa më mirë”, përfundoi Musta.
Musta: Teuta do të renditet me ekipet e kreut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





