Histori tragjike vijnë nga Italia si pasojë e tërmetit të frikshëm që e goditi fuqishëm në orët e para të mëngjesit shtetin fqinj. Fatmirësisht Zoti ka qenë me dy vëllezër 4 dhe 7 vjeç, që i shpëtuan mrekullisht tërmetit.
Vogëlushët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, pasi gjyshja i futi poshtë krevatit sapo ndjeu lëkundjet e tërmetit.
Fëmijët ndodheshin në shtëpinë e gjyshes, në Pescara del Tronto, provincë e Ascoli Piceno, e që shkatërruar tërësisht nga tërmeti.
Tashmë grupet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat gjyshen, e cila dëgjohet teksa kërkon ndihmë.





