Qendra kulturore “Kud Gajred” në Bosnje- Hercegovinë, zhvilloi për herë të parë një festival ballkanik të valleve. Në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga Ansambli i Valleve të Qendrës Kulturore Durrës. Fëmijët e talentuar ekzekutuan mjeshtërisht valle të zonave të ndryshme, duke filluar nga veriu e deri në jug të Shqipërisë.
Nën drejtimin e koreografit të njohur, Arjan Plaku, grupi nga Durrësi ka shkëlqyer me interpretimet e valleve shqiptare, duke u pritur ngrohtë nga publiku dhe duke marrë duartrokitje të shumta.
Festivali u zhvillua në datat 3-8 gusht dhe zgjati 3 netë, të cilat u zhvilluan në qytete të ndryshme turistike të Bosnje- Hercegovinës si Mostari e Blagaj. Grupi shqiptar përbëhej nga 12 persona, prej të cilëve 2 mësues, 6 djem dhe 6 vajza.
Shtetet që morën pjesë në Festivalin Folklorik të Valleve ishin: Turqia, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Rumania, Mali i Zi, Kroacia si dhe Bosnje- Hercegovina që u përfaqësua me disa grupe folklorike.
R.O.





