Tërmeti i frikshëm me magnitudë 6.2, që gjunjëzoi sot Italinë Qendrore, shkatërroi disa reparte të spitalit Grifoni në Amatrice, që ndodhet në dalje të qytetit.

Pas dhënies së alarmit, pacientët u nxorrën menjëherë në rrugë me barrela.

“Janë shkatërruar shumë reparte, por të sëmurët në repartin tim u shpëtuan të gjithë nga personeli i spitalit.”- deklaroi për mediat mjeku Fabrizio Di Biase.

Tashmë të gjithë të lënduarit po dërgohen në spitalin “De Lellis” në Rieti, ku autoritetet kanë bërë apel për dhurim gjaku.

Qyteti është shaktërruar tërësisht dhe kryebashkiaku është shprehur se Amatrice pothuajse nuk ekziston më.