Një makinë është përshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18, teksa automjeti me targa AA 077 FC, në pronësi të shtetasit A.S. banues po në lagjen numër 18 Durrës, ka qenë i parkuar pranë pallatit.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Menjëhërë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.