Prej kohësh dhunonte fizikisht e psikologjikisht vjehrrën e saj. Për 68- vjeçaren tortura ka marrë fund, pasi policia ka arrestuar në flagrancë nusen që e trajtonte mizorisht.

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka vënë në pranga shtetasen me iniciale Xh.Q, 39 vjeçe, pasi akuzohet se ka rrahur vjehrrën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Mal, në Elbasan dhe 39-vjeçarja u arrestua nga efektivët e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi në banesën e saj, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”