Një person është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor tek Shkëmbi i Kavajës, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pasi makina me të cilën udhëtonte i plagosuri, një Audi me targë TR 7638 P, është përplasur nga një maune. Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.