Të lindësh fëmijë është në të shumtën e kohës, një përvojë sa e bukur, aq dhe e vështirë. Por të lindësh me prerje cezariane emergjence, pasi nëna është plagosur rëndë nga një bombë në Aleppon e shkatërruar nga lufta, është diçka krejt tjetër.

Mayissa sapo është goditur nga një sulm ajror teksa shkonte në spital në një qytet sirian nën rrethim, ku është një numër shumë i vogël mjekësh. Për pasojë asaj i është thyer krahu dhe këmba dhe është në gjendje shoku pasi doktorët kanë nisur t’i heqin copëza hekuri nga trupi të mbetura nga mjeti shpërthyes. Teksa mjekët nisin të tërheqin fëmijën nga barku i saj i gërvishtur në sallën e operacionit. foshnja e saj nuk lëshon asnjë zë dhe është e bardhë si pllakat. “A po i rreh zemra” pyet një person në sallën e operacionit. Pamjet e jashtëzakonshme të lindjes u filmuan në korrik nga Waad Al-Kataeb për Channel 4 të Britanisë së Madhe të cilat më pas u transmetuan edhe në CNN. Më pas mjeket arrijnë që ta zgjojnë fëmijën, i cili dukej pajetë, duke i kthyer buzëqeshjen nënës së plagosur rëndë.

 

Që prej nisjes së konliktit në Siri, histori kaq të trishtueshme mbijetese janë bërë thuajse të përditshme. Shumë banorë të cilët kanë vendosur të qëndrojnë në Siri pavarësisht luftës duhet të perballen çdo ditë me pasojat e guximit të tyre, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar për një jetë më të mirë në perëndim, por shpesh herë udhëtimet e tyre janë ndërprerë në mënyrë tragjike në mes. /BalkanWeb/