Perla në foto peshon plot 34 kilogram dhe mund të jetë më e madhja e zbuluar ndonjëherë në botë dhe pesë herë më e gjatë se rekordi i mëparshëm.
Një peshkatar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, e gjeti perlën gjigande 10 vite më parë në det, në brigjet e ishullit Palawan, në Filipine.
Ai nuk e dinte potencialin e perlës që mund të arrinte vlerën e 100 milion dollarëve dhe e mbante atë si hajmali për fat të mirë në shtëpinë e tij prej druri.
Peshkatari e dorëzoi atë tek zyrtarët e turizmit lokal në Puerto Princesca i cili verifikoi se ai kishte gjetur një perlë të madhe me një vlerë marramendëse.





