Gazeta britanike “Daily Mail” ka vënë sërish në qendër të vëmendjes mënyrën se si trajtohen arinjtë në Shqipëri. Pak kohë më parë ata publikuan një artikull për ariun e quajtuar Tom, që mbahej i mbyllur në kafaz në veri të vendit, rreth 40 milje në veri të kryeqytetit, poshtë maleve të bukura, që sipas gazetës ushqehej nga bujaria e kalimtarëve. Pas bërjes publike të këtij rasti fushata për mbrojtjen e këtyre kafshëve ka filluar në muajin maj, bën me dije britanikja.
Por “Daily mail i rikthehet sërish temës së arinjve në Shqipëri, duke shkruar se ka prova të shumta për trajtimin mizor të arinjve të murrmë në këtë vend dhe tani gazeta thotë se ka nisur një fushatë për t’i dhënë fund trajtimit të tmerrshëm.
“Fotot pikëlluese tregojnë se si arinjtë janë të lidhur me zinxhirë, ndërsa mbahen në kafaze të vegjël dhe që përdoren si atraksione turistike në shtetin ish-komunist”, shkruan “Daily Mail”.
Në fotot e mëposhtme do të mund të shikoni mënyrën se si i keqtrajtojnë arinjtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Durrësin. Të gjithë qytetarët janë dëshmitarë për një person i cili mban të lidhur me një zinxhir një ari dhe siguron të ardhura nga fotografimi me pagesë i qytetarëve me ariun e murrmë.

Durres, Albania.

Durres, Albania.

Durres, Albania.

Uji i Ftohte

Fier, Albania.


Uji i Ftohte.

Uji i Ftohte.





