Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur parandalimin e pasojave të mëtejshme të një konflikti për motive të dobëta, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
•Erind Balla 32 vjeç, banues në Borizanë, Thumanë, Krujë;
•Rilind Leka40 vjeç, banues në Borizanë, Thumanë, Krujë;
•Indrit Leka 32 vjeç, banues në Borizanë, Thumanë, Krujë.
Ata u vunë në pranga pasi më datë 22.08.2016, rreth mbrëmjes, në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin Erind Balla.
Gjithashtu edhe shtetasi Erind Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët rrethuan dhe kqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve.
U ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve të mësipërm dhe në automjetin tip Opel Vektra, me targa AJ 067 XË, të cilës i ishin thyer të gjitha xhamat, në pronësi të shtetasit Erind Balla.
U gjetën dhë sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• arma e zjarrit pistoletë, tip TT, model 54, kalibër 7.62mm, që i përkiste shtetasit Erind Balla;
•tre armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Indrit Leka;
• 1 krëhër me 6 copë fishekë pistolete, kalibër 7.62mm, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit Erind Balla;
• 2 gëzhonja mod 54, kalibër 7.62mm, në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për S.Lekën 39 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale:
•”Kanosja” ,”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Prishja e qetësisë publike”parashikuar në nenet 84, 278/5 dhe 274 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Erind Balla;
•”Kanosja” dhe "Shkatërrimi i pronës" në bashkëpunim parashikuar në nenet 84, 150, 25 të Kodit Penalnë ngarkim të shtetasve Rilind dhe Indrit Leka;
• "Shkatërrimi i pronës"në bashkëpunim parashikuar në nenin 150, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit S.Leka.





