Ngjarje horror që ia kalon dhe skenareve të filmave. Pesë pjesëtarë të një familje, përfshirë edhe një grua shtatzënë, janë therur me thikë në mënyrë makabre nga një 27-vjeçar mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ndodhi në Alabama, SHBA, ku i riu Derric Dearman ka hyrë në shtëpinë e viktimave duke i vrarë një e nga një shkruan Daily Mail.
Viktimat të cilat u identifikuan të dielën, janë Shannon Melissa Randall, 35 vjeç ; Joseph Adam Turner, 26 vjeç ; Robert Lee Broën 26 vjeç; Justin Kaleb Reed 23 vjeç; dhe Chelsea Marie Reed, 22 vjeç. Sipas autoriteteve , Chelsea Reed ishte 5 muajshe shtatzënë.
Gjithçka nis me të dashurën e tij Laneta Lester, 24 vjeç, e cila donte të ndahej nga 27-vjeçari, për shkak të dhunës që ai ushtonte ndaj saj. Por refuzim i te dashurës e ka çuar Derric drejt humbjes së kontrollit, duke bërë një krim makabër.
Sipas mediave vendase, 24-vjeçarja Laneta Lester kishte shkuar të premten në banesën e motrës së saj në Alabama. I dashuri kishte studiuar lëvizjen e saj, duke shkuar pikërisht në banesën e të motrës. Pas kësaj, një nga banorët e shtëpisë kishte ngritur alarmin në mes të natës duke lajmëruar policinë. Por 27-vjecari ka mundur të largohej pa mbërritur policia.
Më vonë, po atë natë, Derman ishte kthyer në shtëpi dhe kishte sulmuar me thikë banorët ndërsa ata po flinin, dhe madje kishtë qëlluar edhe disa herë me armë.
Ai më pas ka rrëmbyer të dashurën e tij Lester dhe një fëmijë 3 muajsh që i përkiste njërës nga viktimat, duke i çuar në shtëpinë e babait të tij në Misisipi.
Pas mbërritjes në shtëpi, Dearman shkon në polici për t’u dorëzuar. Aktualisht Darman ndodhet në paraburgim në pritje për t’iu caktur masa e dënimit.





