Zhoze Korreia shpëton për mrekulli pas një aksidenti automobilistik. I njohur ndryshe si Ze Turbo, futbollisti që ka luajtur për të rinjtë e Interit është huazuar në Portugali ku luan për Tondelan.

Sipas informacioneve të publikuara nga sajti “Fcinter1908.it”, thuhet se lojtari pësoi një aksident në autostradë duke marrë disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në Tondela dhe automjeti i tij tip “Mercedez” pësoi dëmtime të shumta duke dalë jashtë rrugës.