Këto pamje tregojnë momentin shokues, kur një burrë tërheq një grua zvarrë për flokësh në mes të rrugës.
Videoja, e cila është postuar në portalin Liveleak, tregon makinat që ndalojnë në mes të rrugës duke parë situatën, pasi gruaja po tërhiqej zvarrë përballë tyre.
Por shoferët dhe kalimtarët e tjerë e injorojnë thirrjen e saj për ndihmë, duke vazhduar udhëtimin e tyre.
Nuk dihet ende ku janë filmuar këto pamje shokuese, por nga video kuptohet që gruaja flet në gjuhën kineze.





