Rubi ishte një ikonë bukurie për shqiptarët në vitet 2004-2005, periudhë kjo kur telenovela shfaqej çdo pasdite në TV
Mirëpo Barbara Mori ka thënë në një intervistë se ndërkohë që po xhirohej telenovela, ajo mësoi se ishte e prekur nga kanceri. Dhimbje, tortura, frikë dhe ankth përjetoi ajo gjatë kësaj sëmundje. Por, falë kimioterapisë, Rubi ia doli të mposhtë kancerin.
“Kur ishim në muajin e tretë të xhirimeve mjekët më thanë se kisha kancer dhe më duhet të operohem. Por, falë Zotit kaloi shumë lehtë me disa kimioterapi e sot jam shëndoshë e mirë“, është shprehur aktorja.





