Një 74-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme, pasi u mbyt në det, në Velipojë. Edhe pse u nxorr nga deti nga pushuesit e tjerë dhe u dërgua menjëherë në spital, Vebi Dini, banues në Dobraç, Shkodër, nuk mundi të mbijetojë, por ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Rrjoll të Velipojës.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.