Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës policie i cili ka drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Ai është zbuluar nga përplasja që ka pasur në rrugën "Shefqet Ndroqi" në të cilën është dëmtuar vetë. Sipas policisë shkruan Panorama, është arrestuar në flagrancë Gëzim Frroku, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky është njoftimi i Policisë:
Një ditë më parë rreth orës 15:00, në rrugën "Shefqet Ndroqi", duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin e mjetit, ku si pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në QSUT, jashtë rrezikut për jetën. Ai akuzohet për veprat: "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi.





