Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej disa orësh masivin pyjor të Oroshit në Mirditë.

Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje me pisha të reja.

Për shuarjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikun e djegieve të banesave përreth zonës së zjarrit është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë me forca tokësore dhe helikopter.

Nga toka dhe ajri po punohet për lokalizimin e vatrës së zjarrit, por puna vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë malor.