Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë  arrestuar në flagrancë shtetasin Gentjan Frroku 30 vjeç, banues në Tiranë, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Në lagjen Nr.1 rreth orës 04:18  të mëngjesit të sotëm, ai është kapur nga efektivët e Policisë duke drejtuar automjetin tip Audi me targa AA 872 JU, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"  parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.