Ylli I hollivudit Leonardo di Caprio dhe e dashura e tij, modelja Nina Agdal janë aksidentohen me makinë mbrëmjen e së shtunës. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Mail”. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për siguri, por një burim shumë pranë çiftit thotë se ata nuk ka pasuar asnjë dëmtim.
Leo dhe Nina janë lidhur rreth një muaj më parë. Së fundmi, e dashura e tij, modelja daneze, Nina Agdal ka nënshkruar një kontratë me një kompani shumë të rëndësishme në Amerikë dhe Leo i ka qëndruar pranë në çdo minutë të këtij takimi.
Aktori njihet për sukseset e tij me femrat dhe më të preferuarat e Leos janë gjithmonë modelet. 42-vjeçari e ka shumë të vështirë të krijojë të lidhje të fortë me një femër sepse në vetëm pak kohë ai ndryshon shumë.
Ndoshta 24-vjeçarja Nina Agdal do arrijë t’i ndryshojë Leos konceptin për femrat dhe ta fusë në grackën e martesës. Gjithçka mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim se si do të vazhdojë historia e tyre e dashurisë. Për momentin çifti është duke shijuar prezencën e njëri-tjetrit.





