Një video me pamje nga Kosova është shfaqur në profilin YouTube Little Big World (Bota e vogël e madhe).
Videoja e titulluar Kaleidoskopi i Kosovës, është xhiruar në vise të ndryshme të Kosovës, nga Joerg Daiber. Ndërsa, në përshkrim e saj thuhet: “Kosova për shumë njerëz mund të mos jetë në listën e vendeve për të udhëtuar. Lufta në Kosovë duket disi si jo shumë e largët dhe mungesa e plazheve e bën këtë të jetë si copëz që i mungon hartës tuaj të udhëtimit. Megjithatë, nëse shkoni atje do të mahniteni nga bukuria e jashtëzakonshme e zonave të pabanuara, nga jeta e gjallë në qytete dhe nga njerëzit miqësorë.
Kjo video është publikuar edhe në National Geographic Traveller me titullin si videoja e javës për udhëtim.
Filmimet interesante janë ato në Prizren, Brod, Ujvarat e Mirushës dhe Kanionet e Rugovës. Pamje me dron nuk ka pasi një i tillë autorit iu përpas në malet e Brod dhe nuk e gjeti më.





