Anija e Forcës Detare e gatshme në Sazan, "Bora", në oren 21:50 doli në det për t'i dhënë ndihmë një gomoneje që kishte pesuar defekt në motor dhe ishte bllokuar në det

Në bordin e gomones që kishte pësuar defekt, ndodheshin 8 persona me shtetësi shqiptare, 3 milje në jug të Kepit të Gjuhzes në Karaburun.

Anija "Bora" po rimorkion gomonen drejt Triport Vlorë për procedura të metejshme dhe 8 personat e saj i ka imbarkuar në bordin e saj në gjendje të mirë shëndetësore