Bukuroshja kosovare e shpallur “Miss Gjermania” në vitin 2015, Albijona Muharremaj i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo është fejuar me një djalë që vjen nga qyteti i Pejës, Rexhep Bajraktari.
Çifti ka ndërruar unazat e fejesës në një ceremoni familjare.
Albijona Muharremaj dhe Rexhep Bajraktari ishin prej vitesh të lidhur, ndërsa e kanë publikuar më parë edhe në rrjetet sociale.





