Është vetëdorëzuar në policinë e Vlorës shtetasi Skerdian Gabrani, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Gjikajt, vrasja ndodhi më 3 mars, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Siç u raportua dhe në atë kohë, autori i krimit zbriti nga një makinë me xhama të zinj dhe qëlloi në drejtim të 31-vjeçarit me breshëri kallashnikovi.

Mësohet se Gabrani ka qendruar i fshehur në qytetin e Vlorës, ndërsa avokati që e ka shoqëruar në ambientet e policisë ka folur dhe për mediat.

Ai ka thënë se Gabrani ka qenë shumë i tronditur për ngjarjen, ku ka pasur momente që në sytë e tij ka pasur lot. Lidhur me vrasjen dyshohet se janë tre bashkëpunëtorë,