Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë përballë Serbinë në finalen e turneut të basketbollit për meshkuj në Rio 2016. Një përsëritje kjo e finales së kampionatit botëror të dy viteve më parë në Madrid. Që nga lojërat olmpike të vitit 1992, Dream Team nuk ka mundur ta fitojë vetëm një herë medaljen e artë dhe kjo ka ndodhur pikërisht në Athinë 2004.
Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në “Carioca Arena” Shtete e Bashkuara falë edhe formës së shkëlqyer të Klay Thompson që shënoi në total 22 pikë, fituan 82 – 76 ndaj Spanjës.
23 pikët dhe 8 topa të kontrolluar nën tabelë nga Pau Gasol nuk i mjaftuan përfaqësueses iberike për të përballuar furinë e amerikanëve.Dominimin e Shteteve të Bashkuara do të kërkojë ta thyejë Serbia, që kaloi pa shumë problem 87 – 61 Australinë. Edhe pse në fazën e grupeve skuarda e kangurëve ishte imponuar me rezultatin 95 – 80, serbët të udhëhequr nga Teodosic dhe Markovic e mbyllën takimim me 26 pikë diferencë.
Australia dhe Spanja do të luftojnë mes dytë për medaljen e bronztë.





