Usain Bolt i dha fund karrierës së tij olimpike duke hyrë në histori.
Ai ka fituar nga tre medalje të arta në tre olimpiadat e fundit.
Mbrëmë ai fitoi garën e stafetës 4X100 me ekipin e Xhamajkës.
29-vjeçari raportohet se u kishte thënë me shaka shokëve të ekipit se “do ju rrah nëse nuk fitojmë”.
Japonia fitoi medaljen e argjendtë duke shkaktuar një surprizë dhe vendin e tretë e mori Kanadaja.
Ndërkohë është zbuluar identiteti i të dashurës së Usain Bolt.
Ajo quhet Kasi Bennett dhe është një fashionista.
26-vjeçarja nga Xhamajka thotë se ‘Bolt është një person i veçantë në jetën time’.
Ajo ka një trup që do e kishte zili edhe Kim Kardashian.
Të dy janë të lidhur prej dy vitesh, edhe pse Usain Bolt e mban larg vëmendjes së medias këtë marrëdhënie.
“Ai është Presidenti, unë jam Zonja e Parë,” shkroi ajo në një foto me Bolt gjatë një feste.
Nëna e Bolt ka thënë për CNN se ajo do që i biri ta lërë karrierën dhe të fokusohet tek krijimi i familjes.
“Dua të gjejë një grua dhe të bëjë shumë fëmijë,” tha ajo.





