Jeni mërzitur ndonjëherë sepse memoria e iPhone-it tuaj ka qenë plot? Shpesh detyroheni të fshini foto, video dhe aplikacione vetëm e vetëm për të liruar hapësirë?
Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë që ju të lironi hapësirën e memories së iPhone-it tuaj pa u detyruar të fshini asgjë nga këto.
Përdoruesi i rrjetit social Reddit, eavesdroppingyou, i jep fund dhimbjes së përbashkët dhe jep një këshillë për të gjithë përdoruesit e iPhone.
Ja çfarë shkruan ai: "Unë kam një iPhone me 16 Gb, kështu gjithmonë më është dashur të përballem me një memorie të ulët.
Për të liruar memorien tuaj, ky përdorues rekomandon të shkoni në 'iTune Store' dhe të përpiqeni të merrni me qera një film që do ishte shumë e vështirë ta shkarkonit. Ju s'do detyroheni të paguani asgjë, por do t'ju vijë një njoftim i cili thotë: "there is not enough available storage to download". Kjo do të thotë se ju nuk keni memorie të mjaftueshme për të shkarkuar filmin. Ju shtypni "Ok" dhe shkoni tek 'Settings'. Zgjidhni 'General', pastaj shkoni tek 'Storage & iCloud Usage', dhe do të vëreni se tanimë keni më shumë hapësirë.
Me shumë mundësi jeni kuriozë të dini si ndodh kjo? Mesa duket, kur mundoheni të shkarkoni diçka me më shumë madhësi sesa hapësira juaj e mbetur, do të fshihen të gjitha të dhënat e panevojshme që i keni tashmë në iPhone.
"Përsëriteni këtë proces 4-5 herë dhe pastaj do vini re si me magji që keni krijuar 2 Gb hapësirë në memorien e iPhone-it tuaj"- shkruan përdoruesi i Reddit.
Është kaq e thjeshtë dhe në fund do keni hapësirë të mjaftueshme për ta përdorur për çfarëdo lloj gjëje që ju dëshironi.





