Një peshkatar ndërsa peshkonte në brigjet e Australisë ka zënë një peshk shumë të çuditshëm.

Peshku ngjyrë kafe kishte dy palë sy, një palë në pjesën e parë të fytyrës e palën tjetër në pjesën anësore.

Në postimet e rrjeteve sociale disa e kanë quajtur ‘Blinky’, si peshku me tre sy nga seriali ‘The Simpsons’.

Mendohet që ky çrregullim të ketë ardhur nga radioaktiviteti, por akoma nuk ka një koment nga ekspertët se si ka përfunduar kështu ky peshk.