Megjithëse është larguar nga jeta artistike për të rritur vajzën e saj tashmë 8 muajshe, Miriam Cani nuk harron të përshëndesë herë pas here fansat e saj.
Mëngjesin e kësaj të shtune, Miriami, së bashku me bashkëshortin Alban Skënderaj dhe vajzën e tyre Ameli, ka zgjedhur ta kalojë mes natyrës.
“Mirëmëngjes” shkruan Cani në Instagram, ndërkohë që fotoja ka marrë me mijëra like nga fansat që e komplimentojnë për familjen e saj të bukur.
Çifti Alban Skënderaj e Miriam Cani janë mjaft të dashur për publikun shqiptar, ndërkohë që kureshtje të madhe për fansat ka tërhequr edhe vajza e tyre e vogël, Ameli, që zgjodhi të vinte në jetë më 28 nëntor, një ditë kjo e shënuar për historinë e Shqipërisë.





