Një 25 vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë nga efektivët e Policisë Rrugore në Durrës, pasi ka aksidentuar një 19 vjeçar.

Burime policore bëjnë të ditur se 25 vjeçari Rahman Visha ka aksidentuar në Manzë një 19 vjeçar.

Visha ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW, me targa AA 168 JS, kur është përplasur me mjetin motoçiklet tip Lonçin,  me targa AC 860, me  drejtues shtetasin B. Gj. 19 vjeç, banues në Manëz.

Nga përplasja është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet  në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.