Antari i Këshillit Kombëtarë i PD-së, Blendi Kasmi, ka reaguar për vendimin e DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Sipas Kasmit Berisha ishte i pari qe kundershtoi dhe luftoi kunder projektit Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijve ne Ballkan, ndërsa tani thotë Kasmi ata po tentojne t’i rikthehen ketyre projekteve te coptimit te Kosovës.

Ai shton se kjo nuk e demton imazhin e Berishës, por e larteson ate si njeriu qe nuk lejoi hapjen e “Kutise se Pandores” ne Ballkan

Postimi i plotë i Bledi Kasmit:

Burre shteti dhe fotot “non grata”!

Te tjerat jane lobime te mafias rajonale ne sherbim te regjimeve Rama-Vuçiç dhe kunder interesave te shqiptareve dhe stabilitetit ne rajon, prandaj mos i merrni seriozisht sepse me kohen ato do te perfundojne atje ku e kane vendin…

Mos harroni. Berisha ishte i pari qe kundershtoi dhe luftoi kunder projektit Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijve ne Ballkan, gje per te cilen po paguan koston e lobimeve te Beogradit dhe vartesit te tyre ne Tirane.

Ata po tentojne t’i rikthehen ketyre projekteve te coptimit te Kosoves dhe ne sherbim te saj, hapi i pare qe kane ndermarre  eshte qe ti mbyllin gojen Sali Berishes,.

Kjo nuk e demton imazhin e tij, por e larteson ate si njeriu qe nuk lejoi hapjen e “Kutise se Pandores” ne Ballkan duke u kthyer ne mbrojtjesin kryesor te paqes ne rajon ne te gjitha faktorin shqiptar..

Pra, nuk e kane me Sali Berishes, por me te gjithe ne, dhe ata qe nuk duan te hedhin ne ere paqen ne rajon.