Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ndarë shpërblimin shtetëror kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kuka, për medaljen e parë të artë që i sollën Republikës së Kosovës.Ministri Shala ka ndarë mirënjohje për Kelmendin dhe Nora Gjakovën, duke thënë se të dyja kanë vendosur standard për xhudon ndërkombëtare.“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me ju si deri tani, dhe të ndihmojmë aq sa mundemi dhe të mos ndërhyjmë asnjëherë në punë të organizimit. Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës”. Majlinda mori mirënjohje edhe nga nënkryetari i Ulqinit dhe një dhuratë pikturë.Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.Për triumfin e saj Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”, e Kuka 50 mijë euro.
Majlinda Kelmendi shpërblehet me 100 mijë euro për medaljen e Rios
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Devoll, dyshohet se u rrëzua në lumë në gjendje të dehur
Horoskopi ditor, e enjte 7 maj 2026
Një bukë, pak vezë dhe… Si mbijeton 23% e shqiptarëve që jeton me 681 lekë në ditë
Rikthehen reshjet e shiut në disa zona, ja parashikimi i motit për këtë të enjte





