Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Victoria British Columbia, Kanada. Një mace ka sulmuar 7 qen të rracës pitbull. Macja me emrin Baby i ka sulmuar ata në mënyrë të egër, por habia ka ndodhur pasi asnjëri nga qentë nuk i është kthyer për ta sulmuar.
Qentë pitbull njihen për agresivitetin e tyre, por në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Pronarja e qenve ka kaluar natën në veterinari dhe ka paguar një faturë prej 222 USD për mjekimin e njërit prej qenve, që u dëmtua më shumë nga macja.
Macja Baby këtë herë është treguar një “bishë” e vërtetë, aq sa edhe pronarja e saj nuk arrin ta besojë.





