Bledian Rizvani do të qëndrojë te Teuta. Edhe pse ende nuk ka rinovuar, ai shfaq hapur dëshirën për të qëndruar në Durrës. Një gjë të tillë ai e konfirmon ndërsa shprehet se shumë shpjet do të gjejë akordin me drejtuesit për të zgjatur marrëveshjen kontraktuale për një tjetër vit. Ai vlerëson Shpëtim Moçkën, por është gati që të hapë garën për vendin e titullarit. Ish-kapiteni e thotë hapur se do të japë më të mirën për t’i rrëmbyer portën vlonjatit. “Prej afro 10 ditësh ndodhemi në Pogradec, ku po kryejmë fazën përgatitore. Mund t’ju them që po stërvitemi të gjithë fort, unë personalisht po jap maksimumin tim në çdo seancë për të qenë në formën më të mirë të mundshme.Po e bëj këtë, pasi besoj se me punë mund të marr atë vend që humba, pra rolin e titullarit. Do t’ia rrëmbej postin Moçkës. Jam rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që kisha dhe tani jam gati për të luajtur. Ende nuk e kam zgjidhur çështjen e rinovimit. Megjithatë, kam besim se do të arrij akordin me drejtuesit dhe do të mbeten sërish në shtëpi, pra në Durrës.Tashmë, sfida ime është që të rifitoj formën, pasi sezonin e ri dua që t’i nis ndeshjet nga minuta e parë. Kjo është një ‘luftë’ që e kam me veten dhe jo me Moçkën kurrsesi, pasi ai është një portier realisht i mirë dhe këtë e ka dëshmuar në disa ndeshje. Përderisa këtë e kam unë në dorë, përse të mos rikthehem titullar”, u shpreh fillimisht Rizvani.Më tej ish-kapiteni komenton edhe afrime e bëra, si edhe objektivat për sezonin e ri. “Fatmirësisht kemi ruajtur grupin, baza e ekipit nuk ka ndryshuar. Me afrimet e reja jemi kompletuar, madje edhe konkurrenca është shtuar në të gjitha repartet. Kjo është pozitive për Teutën, pasi çdo lojtar do të kërkojë më shumë nga vetja dhe rrjedhimisht efekti do të ndihet në fushë, pasi duhet angazhim për të fituar një vend në 11-she. Me bërthamën e sezonit të shkuar, si dhe me lojtarët që kanë ardhur, kam besim se kjo skuadër do të shkojë larg. Duhet të jemi kërkues ndaj vetes që të arrijmë përsëri Europën dhe jo në gazeta apo me fjalë. Nëse veprojmë në këtë formë, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë”, u shpreh portieri.
Rizvani nuk largohet nga Teuta: Do të rikthehem titullar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK për Ballukun pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Ketrin Gjocaj flet për divorcin dhe dhimbjen e ndarjes nga vajza
Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në shtëpi, policia gjen të ngordhur edhe qenin!
Alis triumfon në Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026





