Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka kërkuar ndalesë të pjesshme për mbajtjen e ferexhesë, të cilën shumë gra myslimane e mbajnë në publik.
Maiziere i tha sot Televizionit gjerman se, konservatorët “bien dakord se ne dëshirojmë të paraqesim kërkesë juridike për të ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet ku është e domosdoshme për bashkëjetesën e shoqërisë sonë, në zyrat publike, në zyrat e gjendjes civile, në shkolla dhe universitete, në shërbimin civil dhe në gjykata”.
“Mbulimi i fytyrës nuk ka vend në shtetin tonë dhe nuk është në harmoni me kuptimin tonë të femrës”- ks deklaruar ai.
“Ne dëshirojmë t’ia tregojmw fytyrën njëri-tjetrin dhe për këtë arsye biem dakord për ta refuzuar mbulimin e saj, çështja është si ta bëjmë këtë nëpërmjet ligjit”, deklaroi De Maiziere.
Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha gazetarëve se gratw që mbajnë ferexhe e kanë të vështirë integrimin në shoqëri, por ka dalë në konkkluzione se kjo është çështje komplekse politike dhe juridike.





