Është zhvilluar në Durrës kampionati i notit i organizuar nga kompleksi turistik Aragosta në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit. Në këtë kampionat noti garuesit kanë qenë fëmijë që pushojnë së bashku me familjet e tyre në plazhin e kompleksit turistik Aragosta si dhe fëmijë durrsakë. Duke qenë një plazh i populluar kryesisht nga familjarë fëmijët e shumtë që ndodhen në këtë plazh u organizuan për të zhvilluar këtë kampionat noti ku morën pjesë 18 fëmijë të moshave 12 deri në 15 vjeç. Drejtori i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë e Durrës, Adrian Gurra, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, deklaroi se aktivitete të tilla sportive janë një sensibilizim për qytetarët dhe bizneset që të zhvillojnë sa më shumë sportet e ujit pasi në këtë mënyrë gjallërohen edhe më shumë plazhet gjatë sezonit turistik po njëkohësisht nëpërmjet aktiviteteve sportive pushuesit e shijojnë më shumë detin e Durrësit ndërkohë që edhe fëmijët nxiten për t'u marrë sa më shumë me sport e aktivitete fizike. Drejtuesi i kompleksit Aragosta e njëkohësisht kryetar i degës së Durrësit të shoqatës shqiptare të turizmit Eduard Xhepa, u shpreh se ky ishte një aktivitet që i shërben argëtimit fizik dhe edukativ, por njëkohësisht është një nxitje për biznesin dhe operatorët turistikë të Durrësit për të qenë sa më shumë dhe sa më aktivë në shërbim të pushuesve të bregdetit të Durrësit pasi aktivitete të tilla i japin shumë më tepër gjallëri plazheve. Njëkohësisht aktivitete të tilla sipas Xhepës sensibilizojnë biznesin për të kthyer vëmendjen nga sporti, por edhe nxisin fëmijët të merren sa më shumë me aktivitete fizike. Në këtë kampionat noti ku garuan 18 notarë meshkuj midis të cilëve edhe një italian, ra në sy një rivalitet shumë i madh midis notarëve të vegjël ku në pas përfundimit të këtij kampionati në vend të dytë u rendit Hamza Buziu ndërkohë që në vendin e parë dhe kupën e ka marrë në një ceremoni të veçantë notari 13 vjeçar Daniele Lumi nxënës i shkollës Hajdar Dushi.
Zhvillohet kampionati i notit mes plazhistëve në Aragosta Beach Durrës, kampion 13- vjeçari (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë
Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK për Ballukun pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Ketrin Gjocaj flet për divorcin dhe dhimbjen e ndarjes nga vajza





