Për Partinë Demokratike, Shqipëria është shndërruar në parcelë gjigande të rritjes së kanabisit. Por ish-kryeministri Sali Berisha del në një kënd tjetër të akuzave. Sot ai ka publikuar një listë të gjatë me emra të krerëve të Policisë Shqiptare duke theksuar vendlindjen. “Të gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!”

Sipas Berishës, kjo ka qenë rruga që Shqipëria të përfundonte në Kanabistan.

Statusi i plotë i Berishës

Ja se si Shqiperia perfundoi ne Kanabistan!

Te gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!

Ketu me poshte keni listen e kanabisteve nga kryeqyteti europian i kanabisit, Tepelena, qe shnderruan Shqiperine me sukses te plote ne Kanabistan! sb

– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

– Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014

Në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena”, perfundon shkrimi i Berishes.

Prej ditësh Partia Demokratike publikon lista me emra të drejtuesve të Policisë së Shtetit që sipas selisë blu kanë lidhje me prodhimin e trafikimin e drogës në vend.