Një shtetase 55-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga karroca e makinës ku udhëtonte. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku shtetasja M.S, udhëtonte në karrocerinë e mjetit tip “Mitsubishi” me targa AA 183 MG, të drejtuar nga shtetasi A.Spaho, rreth 45 vjeç.

M.S është shoqëruar për në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Pocradecit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.