Një 19- vjeçare për të cilën i ati kishte bërë kallëzim se i kishte humbur vajza është gjetur nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës.

M.K, banuese në Durrës ishte larguar nga banesa më datë 14.08.2016 dhe më datë 16.08.2016 ka bërë kallëzim babai për largimin e saj nga banesa.

Në deklarimin e dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore  vajza pohoi se ishte larguar me dëshirën e saj.

Ky është një refren i përsëritur në qytetin e Durrësit. Ditët e fundit 3 vajza për të cilat babai apo bashkëshorti, kanë bërë kallëzim se janë zhdukur pa gjurmë nga banesa, kanë deklaruar të njëjtën gjë: -"Jam larguar me dëshirë".

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.