“Është një ditë e bukur për demokracinë shqiptare”.

Kështu e konsideron Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, për akuzën e korrupsionit.

Përmes një positmi në Facebook, Balla përshëndet vendimin e SHBA ndaj Berishës, ndërsa shpërndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Reagimi i Taulant Ballës:

PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

Sekretari i Shtetit

Antony Blinken

Është një ditë e bukur për demokracinë shqiptare